Sport

Vieri: Sot të duhet veç një Instagram i mirë për të qenë sulmues

Descriptive Text

Ish-lojtari i Interit, Juventusit e Milanit, Christian Vieri, ka kritikuar sulmuesit modern, duke thënë se ata “nuk janë të sëmurë pas golave”.

Vieri që kishte karrierë të suksesshme me klubet italiane, vazhdimisht ka realizuar gola, por 45-vjeçari ka thënë se sulmuesit e sotëm janë më shumë të përqendruar në rrjete sociale sesa në realizimin e golave.

“Sot të duhet vetëm një Instagram i mirë që të jesh sulmues. Nuk duhet të realizoni 30 gola. Nuk keni nevojë të realizoni çdo të diele”, ka thënë Vieri.

“Dikur, nëse nuk realizoje gola e mbyllje veten në shtëpi, një ditë pas ndeshjes e analizoje lojën dhe mësoje se ku ke gabuar për t’u përmirësuar. Kjo nuk ndodh më. Ishim të sëmurë, krejt gjenerata ime, sidomos sulmuesit. Ishim të sëmurë pas golave”, ka thënë sulmuesi legjendar.

Vieri realizoi 236 gola në 476 paraqitje për klubet. Për Italinë realizoi 23 gola në 49 paraqitje.