Sport

Griezmanni dëshiron të mbyllë karrierën në Amerikë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezman, ka pranuar se në vitet e fundit të karrierës së tij dëshiron të luajë në ligën amerikane MLS.

Francezi ka thënë se e ka joshur kultura amerikane së bashku me basketbollin.

“Dua të luaj në MLS, dua ta përfundoj karrierën atje”, ka thënë Griezmann për ESPN.

“Kanë tjetër mendësi, e dua NBA-në dhe show biznesin atje. E dua futbollin amerikan dhe shtetin sepse askush nuk më njeh atje”, ka thënë veç të tjerash ai.