Sport

Malcomi drejt largimit nga Barça

Futbollisti brazilian, Malcom ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën katalanase.

Malcom nuk bënë pjesë në planet e Ernesto Valverdes dhe tanimë kërkon largimin.

Këtë lajm e raporton Mundo Deportivo. Malcom pritet të luajë ndeshjen e parë si titullar kundër Leonesa e vlefshme për Kupën e Mbretit, transmeton kp. 

Ai u transferua në Barcelonë për 41 milionë euro, por nuk ka gjetur hapësirat që kërkonte.

Kujtojmë se gjatë afatit kalimtar veror, Malcom ishte shumë pranë Romës deri në momentin e fundit, por Barcelona arriti ta rrëmbente.

Për brazilianin kanë shprehur interesim Arsenali dhe Tottenhami.