Klubi anglez, Arsenal është duke përgatitur një super-ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman, raportojnë mediat britanike.
Francezi duket se i frustuar me kritikat që ai merr nga Madridi për stilin e tij të lojës, duke mos e përjashtuar largimin nga ‘Bernabeu’ në përfundim të këtij sezoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘Topçinjtë’ prej kohësh janë të interesuar për Benzeman, dhe siç thuhet klubi nga ‘Emratës’ është gati t’ia dyfishoi pagën francezin që do të kapte shifrën 300 mijë euro në javë, në mënyrë që atë ta sjell në skuadrën e Arsene Wenger, transmeton kp.
Ky çmim do ta bënte Benzmean lojtari më të paguar në ‘Emiratës’, madje, mësohet se kjo ofertë do të jetë bindëse për lojtarin që të transferohet në Angli.
Arsenali mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, por krerët e këtij klubi janë të gatshëm të investojnë në afatin kalimtar të verës, në mënyrë që të ndërtojnë një skuadër të fuqishme për sezonin e ardhshëm.