Sport

Unitedi konsideron shitjen e Sanchezit te PSG-ja

Descriptive Text

Manchester Unitedi është duke konsideruar që në afatin kalimtar të verës ta shesë Alexis Sanchezin te gjiganti francez PSG, raporton The Sun.

“Djajtë e Kuq” besojnë se ylli kilian mund të shërbejë si një zëvendësues i denjë i Neymarit dhe Kylian Mbappes, transmeton Koha.net.

Sanchezi ka dështuar të përmbushë pritshmëritë në Old Trafford që nga transferimi nga Arsenali. E gjithashtu edhe paga e lartë e tij ka bërë që “Djajtë e Kuq” të konsiderojnë shitjen e tij.