Sport

Kariusi flet për kthimin e mundshëm te Liverpooli

Portieri i Liverpoolit i huazuar te Beshiktashi, Loris Karius ka mohuar raportimet se klubi turk dëshiron kthimin e tij në Anfield gjatë muajit janar.

Beshiktashi liron Kariusin para kohe

Beshiktashi pagoi 2.2 milionë funte për transferimin e gardianit gjerman në një huazim dyvjeçar, me të drejtë blerje në vitin 2020.

Mediumet angleze sot kanë raportuar se Kariusi mund të rikthehet te Liverpooli në janar si pasojë e formës së dobët që ka treguar.

Karius ka mohuar raportimet duke postuar një fotografi në Instagram dhe e kishte shoqëruar me fjalinë: “Kafe së pari, spekulimet e mediave së dyti”.

Gjermani ka luajtur në çdo ndeshje që prej transferimit te Beshiktashi, duke pësuar 15 gola në 10 ndeshje.

Image