Sport

Beshiktashi liron Kariusin para kohe

Skuadra e Beshiktashit ka vendosur që ta lirojë portierin gjerman Loris Karius para kohe, duke shkëputur marrëveshjen e huazimit që ka me Liverpoolin deri në fund të këtij edicioni.

Sipas mediumeve turke, Beshiktashi do ta kthejë Kariusin në janar, gjashtë muaj para kohe.

Kjo për shkak se te Beshiktashi nuk është i kënaqur me paraqitjet e Kariusit, i cili ka bërë gabime të shumta.

Karius u huazua te Beshiktashi për ta rikthyer formën që kishte pas gabimeve që i pati te Liverpooli në edicionin e shkuar.