Sport

Reali goditet nga lëndimet e Marcelos e Marianos

Descriptive Text

Skuadra e Real Madridit ka mbetur pa mbrojtësin Marcelo e sulmuesin Mariano Diaz, të cilët janë lënduar.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet spanjolle.

Marcelo ka një lëndim të pulpës që e pësoi në “El Clasico” ku shënoi golin e vetëm në humbjen 5:1.

Ndërsa, Mariano ka lënduar muskulin e këmbës.

Si Marcelo ashtu edhe Mariano pritet të mungojnë të paktën për katër ndeshjet e ardhshme, me Melillan në kupë, pastaj Valladolidin e Celtan në La Liga dhe Viktoria Plzenin në kuadër të Ligës së Kampionëve.