Sport

Prishtina para ndeshjes ku llogaritet autsajdere

Basketbollistët e Z Mobile Prishtina ende nuk janë sfiduar seriozisht në Superligën e Kosovës. I kanë luajtur gjashtë ndeshje deri më tash dhe i kanë fituar të gjitha, madje me rezultat bindës.

Prishtina i ka dy fitore edhe në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup, përkatësisht në fazën e parë grupore. Ka fituar në shtëpi ndaj skuadrës ukrainase Cherkaski Mavypy (92:82) dhe në udhëtim ndaj skuadrës rumune Steaua Bucuresti (87:81).

Kundërshtar tjetër i Prishtinës në këtë fazë është ekipi danez Bakken Bears. Dhe, Bakkeni vlerësohet prej skuadrave më cilësore në FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt i garave evropiane për klube të basketbollit.

Forcën e vërtetë të Bakkenit, Prishtina do ta mësojë të martën (sot) kur takohet me këtë të në udhëtim, nga ora 18:30 në Risskov./A.M

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)