Sport

Interi i pandalshëm në Serie A, “shkatërron” Lazion e shqiptarëve

Interi ka vazhduar me formën e lartë në Itali duke e mposhtur thellë Lazion në xhiron e 10-të të Serisë A.

Ekipi i Luciano Spalletti fitoi 0 me 3 si mysafire e ekipit romak.

Mauro Icardi shënoi dy herë, ndërsa u ndihmua edhe nga Marcelo Brozoviq që shënoi një tjetër gol.

Te Lazio u paraqit për 90 minuta portieri shqiptar Thomas Strakosha, ndërsa mesfushori Valon Berisha ndeshjen e përcolli nga banka rezervë.

Në tabelë, Interi del i dyti me 22 pikë aq sa ka edhe Napoli një pozitë më postë. Juventusi prin me 28.