Sport

Kosova U17 mposht Zvicrën

Descriptive Text

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka arritur fitore të rëndësishme në kualifikimet për Evropianin 2020 duke e mposhtur Zvicrën.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, pas humbjes nga Skocia, fituan 1 me 0 ndaj Zvicrës. Golin e vetëm e realizoi Valon Zumberi në minutën e 63-të.

Tani Kosova në Grupin 5 kualifikues është në pozitën e dytë me 3 pikë. Skocia prin me 4 pikë, Zvicra është e treta me 3 dhe Qipro me 1 në fund.