Sport

Wolfsburgu refuzoi një ofertë për Rexhbeçajn

Descriptive Text

Skuadra gjermane Dynamo Dresden ishte goxha e interesuar ta blejë Elvis Rexhbeçajn. Por, klubi tjetër gjerman Wolfsburg refuzoi ofertën për ta shitur talentin 20-vjeçar nga Kosova.

“Në verë ka pasur një ofertë konkrete”, ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut për “Kicker”. Gazeta gjermane ka zbuluar se interesim kishte shprehur Dynamo Dresden, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, shkruan “Koha Ditore”. Edhe vet Rexhbeçaj ka theksuar se dëshira e tij ishte të qëndrojë te Wolfsburgu.

“Dëshira im ishte ta fitoj rastin te Wolfsburgu”, ka thënë Rexhbeçaj.

Futbollisti i kërkuar nga përfaqësuesja e Kosovës këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje në Bundesligë me fanellën e Wolfsburgut. Vlerësohet e ardhme e skuadrës gjermane.