Sport

Zielinski me kontratë të re

Mesfushori polak Piotr Zielinski është pajtuar të firmos kontratë të re me skuadrën e Napolit, përcjellin mediumet italiane.

Me kontratën e re, Zielinski do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2023, transmeton “Koha Ditore”. Gjithashtu edhe klauzola e tij e lirimit prej 68 milionë eurosh është ngritur në 80 milionë euro.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vazhdim. Zielinski 24-vjeçar, është pjesë e Napolit prej vitit 2016 kurse këtë edicion ka dy gola në 13 paraqitje. Interesim për Zielinskin ka patur edhe Liverpooli.