Sport

Milani mposht Sampdorian

Milani ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Sampdoriat.

Pesë gola u shënuan në ndeshjen dramatike të zhvilluar në San Siro, 3-2, transmeton Koha.net.

Cutrone kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17, por shifrat i barazoi Saponara vetëm pas katër minutave.

E në minutën e 31 Quagliarella e kaloi Sampdorian në epërsi. Megjithatë, Milani u kundërpërgjigj pas pesë minutave përmes Higuainit.

E golin e fitores e shënoi Suso në minutën e 62.

Milani në vendin e shtatë ka 15 pikë, e po aq pikë ka edhe Sampdoria në një pozitë më lartë.