Sport

Unitedi mposht Evertonin

Manchester Unitedi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Evertonit.

2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në Old Trafford, transmeton Koha.net.

Ishte Paul Pogba ai që i dha epërsinë “Djajve të Kuq” në minutën e 27. Ai humbi penaltinë por topin e kthyer e dërgoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë Pogba asistoi për Martialin për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 49.

E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Sigurdsson në minutën e 77 nga penaltia.

Në vendin e tetë Unitedi ka 17 pikë, e me dytë pikë më pak Evertoni mban vendin e nëntë.