Sport

Kosova U20 në hendboll fiton trofeun IHF, kualifikohet në garat Interkontinentale

Goli i Drenit Tahirukajt, në sekondat e fundit të sfidës, i ka dhënë trofeun IHF Përfaqësueses së Kosovës U-20 në hendboll.

20-vjeçarët e Kosovës e kanë ngritur trofeun e çmuar për zonën e Evropës, pasi në përballjen kryesore ndaj Moldavisë kanë luajtur baras, me rezultat 27:27, raporton KTV.

Kosova kishte fituar të katër duelet e grupit ndaj Gjeorgjisë, Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Maltës për të barazuar me moldavët, rezultat i cili ka mjaftuar që kosovarët të mbesin të parët në grup.


Heroi i këtij dueli, Tahirukaj, ishte më i dalluari te Kosova, me plot 9 gola, duke përfshirë edhe golin vendimtar në fund të sfidës.

Hendbollistët e Kosovës U18 fitojnë “IHF Trophy”

Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, tifozët e pranishëm në tribuna ishin dëshmitarë të një drame të vërtetë, e cila, që nga fillimi e deri në fund, i mbajti nën ethe të gjithë të pranishmit në palestër.

Ndeshjen e nisën më mirë nikoqirët, të cilët krijuan epërsi deri në 4 gola dallim, mirëpo, në fund të pjesës së parë, moldavët u këndellën dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me vetëm një gol disavantazh 13:14, në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë, djelmoshat tanë i lëshoi disi koncentrimi dhe këtë e shfrytëzuan hendbollistët nga Moldavia, të cilët dolën edhe në epërsi.

Megjithatë, hendbollistët kosovarë nuk u dorëzuan dhe e kërkuan deri në fund fitoren të cilën edhe e arritën, për t’i gëzuar tifozët e pranishëm në palestër.

Me këtë sukses, Kosova e ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në garën Interkontinentale, e cila do të zhvillohet në prill të vitit të ardhshëm. Nëse edhe aty fitojnë hendbollistët e Kosovës sigurojnë kualifikimin në Botërorin e Hendbollit për këtë grupmoshë.

Kujtojmë se edhe Kosova U18 dje ishte shpallur kampion në “IHF Trophy”.