Sport

Vettel fiton në Bahrejn, merr kreun

Descriptive Text

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Bahrejnit në Formula 1, të dielën, duke marrë kreun me shtatë pikë epërsi ndaj rivalit të tij, britanikut të Mercedesit, Lewis Hamilton.

Hamilton vetëm pas një sulmi të vonshëm arriti të zërë vendin e dytë në Bahrejn. Ai arriti të kalonte kolegun e tij të skuderisë, finlandezin Valtteri Bottas që kompletoi podiumin, transmeton “Koha Ditore”.

Fitorja ishte e dyta e Vettelit këtë stinor, pasi kampioni i katërfishtë i F1 kishte fituar edhe garën e parë në Australi. Para kësaj gare Vettel e Hamilton ndanin kreun me pikë të barabarta.

Hamilton, që fitoi fundjavën e kaluar në Kinë, përfundoi i dyti, 6.6 sekonda prapa Vettelit.

Për Vettelin ishte fitorja e 44-t në karrierë dhe ai kryeson renditjen me 68 pikë, ndërsa Hamilton është i dyti me 61 pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.