Sport

Liverpooli mposht thellë Cardiffin, shënon edhe Shaqiri

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Cardiffit, 4-1.

Ishte Salah ai që shënoi golin e parë në minutën e 10 të takmit, transmeton Koha.net. Mane dyfishoi epërsinë në minutën e 66.

Dhjetë minuta më vonë mysafirët e ngushtuan rezultatin përmes Patersonit.

Megjithatë, në minutën e 84 ishte Xherdan Shaqiri që çoi rezultatin në 3 me 1 pas asistimit nga Salah, e që ishte goli i tij i parë për Liverpoolin në Premier Ligë.

Pas tre minutave Mane shënoi sërish, pas asistimit nga Salahu.

Në vendin e parë Liverpooli tani ka 26 pikë, kurse Cardiffi në vendin e 17 ka 5 pikë.