Sport

Zhang, presidenti 26-vjeçar i Interit

Skuadra e Interit ka emëruar 26-vjeçarin, Steven Zhang si president të ri, ka njoftuar të premten ekipi nga Serie A.

Zhang, i cili është presidenti i 21-të në histori të Interit, është i biri i Zhang Jindongut, kreut të "Suning Holdings Group" që në vitin 2016 kishte blerë shumicën e aksioneve të ekipit. Jindong gjatë dy viteve të fundit ka qenë në bordin e drejtorëve të klubit dhe përgjegjës për të.

"Klubi, njerëzit e tij dhe qyteti të kanë pritur. Mirësevjen, presidenti Zhang", thuhet në xhirimin që e ka postuar Interi në rrjetet sociale. Zhang në këtë post do ta zëvendësoj Erick Thohirin, i cili ka qenë president i Interit gjatë pesë vjetëv etë fundit.