Sport

Chelsea mposht Baten, shkëlqen Loftus-Cheek

Chelsea ka arkëtuar tre pikë të reja në fazën e grupeve të Ligës së Evropës duke e mposhtur në shtëpi Bate Borisovin.

3 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Të tre golat për klubin londinez i shënoi mesfushori Loftus-Cheek, dy prej tyre pas asistimeve nga Zappacosta, dhe Willian.

E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Rios.

Chelsea është lider i Grupit L me pikët maksimale pas tre ndeshje. E nga tre pikë kanë Paoku, Mol Vidi e Bate.