Sport

Lewandowski nuk largohet, i lumtur te “bavarezët”

Robert Lewandowski këmbëngul se është shumë i lumtur te Bayern Munichu, pavarësisht se gjatë verës ishte spekuluar për një largim të mundshëm nga “bavarezët”.

Drejtuesit e klubit gjerman gjatë verës nuk kishin lejuar sulmuesin polak të largohet në drejtim të Real Madridit, që kishte shprehur interesim për të, transmeton KTV.

“Përfundimisht ndihet shumë i lumtur dhe mirë në Mynih. Do të bëj çmos që skuadra të fitojë sa më shumë ndeshje”, u shpreh Lewandowski.

30-vjeçari këtë sezon po kalon formë të shkëlqyer dhe në 12 paraqitje ka shënuar 11 gola dhe dy asistime.