Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, thotë se nuk dorëzohet për të siguruar një pozitë në top-katërshe që çon në Ligën e Kampionëve.
Unitedi mposhti sot Chelsean për të mbetur në garë për top-katërshe, pasi i janë afruar pozitës së katërt në vetëm katër pikë, si dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Duhet të provojmë pasi jemi akoma matematikisht në lojë. Duhet të provojmë me gjithçka që mundemi”, ka thënë ai, pas takimit.