Sport

Beshiktashi do të lejojë Gutin të kthehet te Reali

Presidenti i Beshiktashit, Fikret Orman ka thënë se do ta lejojë ndihmës-trajnerin Jose Maria Guti që të kthehet te Real Madridi, mirëpo nuk ka pasur ende një kërkesë nga skuadra madrilene.

Ish-mesfushori i Real Madridit, është larguar nga roli i tij te skuadra e të rinjve të Real Madridit këtë verë pas pesë viteve, duke u bërë ndihmës i Senol Gunesit te Beshiktashi. Tash ai është një prej emrave që po përmendet si pasardhës i mundshëm i Julen Lopeteguit te Real Madridi.

"Ne nuk kemi biseduar për këtë, por me kënaqësi do t'i lejonim Gutit të kthehet te Real Madridi. Për ne do të ishte krenari të shohim Gutin të merr drejtimin e Real Madridit, pasi e meriton këtë rol", ka thënë presidenti i Beshiktashit, Orman përcjellin mediumet turke.