Sport

De Laurentiis: Ndeshjet e futbollit janë shumë të gjata, të mërzitshme

Descriptive Text

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se duhet të bëhen ndryshime drastike në futboll, pasi ndeshjet janë shumë të gjata dhe të mërzitshme.

Ai thotë se duhet të mendohet për të ardhmen, transmeton Koha.net.

“Po e shkatërrojmë futbollin. Duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse të rinjtë janë të gjithë të fokusuar në videolojëra. Tani jemi duke u fundosur, dhe do ta shikoni se pas tetë vitesh fëmijet që sapo kanë lindur s’do të brengosen për futbollin”, është shprehur De Laurentiis për Le Parisien.

Ai thotë se futbolli është një industri shumë e rëndësishme.

“Pa pushimin ndërmjet pjesëlojëve të vendosur nga FIFA dhe UEFA, të cilat kthehen në antikitet, do të ishte edhe më e vlefshme. Është faji ynë, ne jemi idiotë të moshuar. Ndeshjet janë të mërzitshme, ato janë shumë të gjata – të zë gjumi. Duhet të zhvillohen në secilën pjesë nga 30 minuta me një pushim prej 2 apo 3 minutave ndërmjet pjesëlojëve”, është shprehur ai.