Sport

Casemiro e pranon se Reali nuk është në formë

Descriptive Text

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka pranuar se ekipi i tij nuk po luan mirë.

Reali u kthye drejt fitoreve pas katër humbjeve në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke mposhtur 2 me 1 Viktoria Plzenin në Ligën e Kampionëve të martën.

Në fundjavë, Barcelona pret kampionin e Evropës dhe një humbje tjetër mund të çojë te shkarkimi i Julen Lopeteguit.

“Duhet të jemi të sinqertë, s’po luajmë mirë. Por duhet të keni besim te lojtarët dhe trajneri. Jemi në formë jo të mirë, por duhet të punojmë të tejkalojmë këtë situatë”, ka thënë Casemiro pas fitores në “Champions”.

Reali ka katër pikë më pak se lideri i La Ligës, Barça.