Sport

Federata Australiane ndihmon për transferimin e Boltit

Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra sprint, Usain Bolt megjithatë mund të firmosë kontratë me skuadrën australiane Central Coast Mariners, pasi që Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar se është duke punuar me klubin sa i përket financimit të transferimit.

Klubi australian ka njoftuar se do të jetë e vështirë të firmoset me fituesin e tetë medaljeve të arta olimpike Bolt, pa kontribut nga një palë e tretë, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar për BBC-në të mërkurën se është përfshirë në tentim për të ndihmuar.

Bolt 32-vjeçar i është bashkuar klubit të elitës australiane në prova që nga gushti.