Sport

Chelsea gjen zëvendësimin e Moratas: Icardi ose Piatek në vendin e tij

Descriptive Text

Chelsea do të hidhet në sulm për të transferuar një sulmues në afatin kalimtar dimëror, për ta zëvendësuar Alvaro Moratan.

Vendin e spanjollit që e ka humbur besimin në “Stamford Bridge”, mund ta zërë Mauro Icardi i Interit apo Krzysztof Piatek i Genoas, transmeton Sporti në KTV.

Megjithatë, Icardi mund të largohet vetëm në drejtim të Real Madridit, për 100 milionë funte, kurse Piatek, që u ble këtë verë nga Genoa, nuk pritet të ikë nga skuadra deri në verën e ardhshme.