Sport

FIFA do të bëjë ndryshime në Botërorin e Klubeve

Këtë vendim të FIFA-s nuk e ka mirëpritur UEFA.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino është gati të publikojë një tjetër ide të re për Botërorin e Klubeve, për të përfshirë skuadrat më të mëdha.

Pas kërkimit të investitorëve për të paguar 12 miliardë dollarë për një turne që do të zhvillohej katër vjet, tani zvicerani që drejton qeverinë e futbollit global, avancon sërish.

FIFA ka premtuar se do të shpërndajë fitimet për botërorin e klubeve, në federatat kombëtare, dhe milionat nga kontratat me sponsorët do të gjenerohen edhe nga një tjetër turne që është propozuar të quhet Liga e Kombeve të botës.

Kështu në total do të përfitohen 25 miliardë në 12 vjet për të dy turnetë, një shifër tepër e madhe financiare, por që refuzohet nga UEFA dhe shoqata e klubeve evropiane.

Këtë javë Infantino do të prezantojë dy propozimet në këshillin administrativ të FIFA-s që përbëhet nga 36 anëtarë. mes opsioneve është dhe ai për një turne vjetor që do të zhvillohet mes Korrikut dhe Gushtit.

UEFA nuk i pranon këto opsione me frikën se turnetë në fjalë do ti heqin miliona dhe prestigj, Ligës së Kampionëve.