Sport

Benzema synon më shumë gola për Realin

Karim Benzema ka pranuar se duhet të realizojë më shumë gola pasi ishte i përfshirë në listën e golashënuesve në fitoren 2 me 1 të Real Madridit në Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve.

Reali iu rikthye fitoreve pas tri humbjeve me radhë, por spanjollët nuk joshën me lojë të mirë të martën mbrëma.

Benzema kishte tetë ndeshje pa realizuar gol dhe forma e tij është kritikuar edhe pse nisi mirë sezonin e ri.

30-vjeçari ka insistuar se nuk është i lodhur, por ka shtuar se i duhet të realizojë më shumë gola.

“Nuk jam i lodhur, duhet të realizoj më shumë gola”, ka thënë Benzema për Diario AS.

“Kam motivim për ta bërë këtë sepse nuk e ndaj nga mendja dhe dua ta realizoj këtë synim”, ka thënë francezi pas ndeshjes.