Sport

Autobusi i Unitedit ngec në komunikacion, Mourinho në këmbë shkon në Old Trafford

Jose Mourinho në këmbë ka shkuar deri te stadiumi Old Trafford pasi autobusi i Manchester Unitedit ka ngecur në komunikacion.

“Eca me kapelë në kokë”, ka thënë Jose Mourinho pasi ka arritur nga hoteli ku jeton që kur u emërua menaxher i Unitedit.

“E ndërruam hotelin dhe është këtu në kënd. Lojtarët ishin në autobus për 45 minuta dhe unë eca në mesin e fansave dhe askush nuk më njohu”, ka treguar portugezi.

“Duheshin vetëm dy minuta ecje. Edhe Juventusi pati të njëjtin problem. Nuk duam të dënohemi përsëri”, ka thënë ai.