Sport

Guardiola: City nuk është i gatshëm të fitojë Championsin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij nuk është ende gati për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se ndjenja nga tifozët se skuadra duhet të fitojë këtë trofe po mungon.

Manchester City ka arritur në 1/8 e finales dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dy stinorët me Guardiolan në krye.

“Për të fituar një titull të tillë, duhet të kesh shtytje. Jo vetëm nga trajneri, por nga të gjithë rreth Manchester Cityt. Dhe ne ende nuk e kemi atë ndjenjë, ndjenjën se tifozët po shtyejnë që ne të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola në konferencë për media të martën.