Sport

Sanchez e Manxhukiq mungojnë në duelin United-Juve

Sulmuesi Alexis Sanchez do t’i mungojë Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Juventusit, që po ashtu do të jetë pa sulmuesin Mario Manxhukiq, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, zhvillohet sonte në “Old Trafford” prej orës 21:00 dhe i takon Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Sanchez nuk është stërvitur me Manchesterin të hënën fare derisa Manxhukiq është lënduar në ndeshjen e fundit kampionale të Serie A ndaj Genoas, në të cilën Juventusi barazoi 1:1.