Sport

Sërish probleme për Berishën

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, vazhdon të përballet me lëndime.

Skuadra e Lazios arriti të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen pas pushimit nga kombëtaret përballë Parmës.

Të enjten Lazio luan me Marseillen në Ligën e Evropës, teksa Valon Berisha është në dyshim, transmeton KP.

Berisha sot nuk është stërvitur me ekipin dhe Gazzetta dello Sport shkruan se ai është në dyshim të madh për sfidën e së enjtes, por nëse ia del të rikuperohet në kohë, ai pritet të luajë nga minuta e parë.