Sport

Berlusconi emëron Brocchin trajner te Monza

Klubi italian, Monza, që tash ka pronar Silvio Berlusconin, ka caktuar Cristian Brocchin trajner të ri.

Brocchi me këtë rast ribashkohet me ish-pronarin e Milanit.

42-vjeçari kishte pasur më shumë se 100 paraqitje për ish-klubin e Berlusconit.

Ai debutoi si trajner me të rinjtë në vitin 2014, ndërsa më pas ka zëvendësuar Sinisa Mihajloviqin për pak javë në fund të sezonit 2015-16.

Monza luan në Serinë C dhe në pesë ndeshjet e fundit s’ka asnjë fitore.