Sport

Nainggolani në dyshim për sfidën ndaj Barcelonës

Descriptive Text

Interi mund të jetë pa njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës në ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Mesfushori Radja Nainggolan në derbin e sotëm kundër Milanit ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë, që e vë në dyshim për sfidën e së mërkurës ndaj Barçës, transmeton Koha.net.

Football Italia raporton se duhet të bëhen edhe disa teste për të parë shkallën e lëndimit të Nainggolanit.

Megjithatë, edhe Barcelona pritet të jetë pa Leo Messin në këtë ndeshje.