Sport

Mourinho e do Koulibalyn tek Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se ka shprehur dëshirë për të transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sipas “The Times”, portugezi dëshiron shërbimet e lojtarit në afatin kalimtar të janarit.

Unitedi dështoi të transferonte një mbrojtës të ri këtë verë, dhe Mourinho është i vendosur të forcojë mbrojtjen në mes të sezonit.

27-vjeçari, megjithatë sapo ka nënshkruar kontratë të re dhe mund t’i kushtojë shtrenjtë “Djajve të Kuq”.