Sport

“Demat” e Chicagos mposhten në Philadelphia

Descriptive Text

Philadelphia 76’ers e ka shijuar fitoren e parë, pasi e nisi me humbje sezonin e ri në NBA.

76’ers, para shikuesve të vet, e mposhti skuadrën Chicago Bulls me rezultat 127:108.
Mysafirët nga Chicago i rezistuan Phillyt vetëm në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me 3 pikë epërsi 41:38, raporton Sporti në KTV.

Në vazhdim të ndeshjes, vendësit, të udhëhequr nga Ben Simmons e Joel Embiid, u kthyen në lojë, duke krijuar epërsi deri në plus 27 pikë, që ishte më e larta në këtë takim.

Simmons realizoi triple-double me 13 pikë, 13 kërcime e 11 asistime, kurse qendra Embiid regjistroi double-double me 30 pikë e 12 kërcime.

Nga ana tjetër, për “Demat” nuk mjaftuan 30 pikët e Zach LaVine për të shmangur humbjen.