Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj insiston se Juventusi ende nuk e ka fituar titullin, dhe gara është ende e hapur.
“Bianconerët” kanë fituar Serinë A në shtatë vitet e fundit radhazi, duke e përfunduar sezonin e kaluar me katër pikë më tepër se Napoli, transmeton Koha.net.
“Nuk ka përfunduar. Nëse ka përfunduar me gjashtë pikë diferencë atëherë është e pakuptimtë të luajmë. Trajneri Ancelotti gjithmonë ka fituar dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë, ai i jep secilit mundësinë që të fitojë”, ka thënë Hysaj për Radio Kiss Kiss.
-
18 tetor 2018 19:27
-
Shpërndaje në: