Derbi i javës së 26-të në Superligën e basketbollit të Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, i ka takuar kësaj të fundit.
Klubi nga Prizreni fitoi me rezultat bindës 77-99, raporton Koha.net.
Justin Black ishte më i miri në radhët e Bashkimit me 31 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.
Kurse te Trepça më i miri ishte Scott Montreal me 30 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime.