Sport

Pronarët e rinj të Milanit: Përgjegjësi e madhe për ne

Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se për të dhe ekipin e tij është përgjegjësi e madhe, pasi duhet t’i bëjnë realitet pritshmëritë e tifozëve, për ta kthyer klubin “Kuqezi” në majën e futbollit evropian, transmeton KTV.

“Ky klub i madhërishëm tani e ka një kaptinë të re. Suksesi i klubit ka ardhur falë tifozëve të zjarrtë, dhe falë Berlusconit. Milani është klub i madh i njohur në mbarë botën, me 118 vite histori të jashtëzakonshme. Qëllimi ynë është që t’i sigurojmë tifozët në botë se mund të vazhdojnë ta duan Milanin edhe më shumë. Forza Milan!”, ka deklaruar pronari i ri Yonghong Li para të pranishmëve në Casa Milan.