Renato Sanchez ka zbuluar se arsyeja prapa vendimit të tij që të refuzojë Manchester Unitedin gjatë verës së kaluar, ishte të luajë nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe me yjet botërore.
Portugezi pas Euro 2016 kompletoi transferimin te Bayerni nga Benfica për 30 milionë funte. Jose Mourinho dëshironte transferimin e tij në Old Trafford, por 19-vjeçari ka zbuluar se përse refuzoi kalimin në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“[Bayerni] luftoi shumë dhe unë menjëherë e ndjeva se njerëzit atje besonin në mua si lojtar. Ky ishte faktor vendimtar në vendimin tim për transferim”, ka thënë Sanchez.
“Ancelotti dukej i qetë dhe udhëheqës. Mund ta shihni që ka shumë përvojë. Ai përfshihet shumë me lojtarët e tij dhe u ndihmon që të përforcohen”, shtuar ai.
“Por këtu po luaj me lojtarët e klasit botëror. Mund të mësoj nga ata, veçanërisht nga mesfushorët si Arturo Vidal, Xabi Alonso dhe Thiago Alcantara”.