Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ditët e fundit nuk kanë qenë fort të mira për ekipin e tij pas humbjes nga Crystal Palace.
Londinezët pësuan disfatë 3 me 0 nga “Shqiponjat” – humbja e tyre e tretë në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati ia ka vështirësuar punët Arsenalit në garën për top-katërshe, pasi tani janë në pozitën e gjashtë me shtatë pikë larg pozitës së katërt.
Kur është pyetur se si kanë qenë ditët e fundit për të, Wenger është përgjigjur: Siç e dini, jo fort të kënaqshme. Momentet e këqija janë pjesë e punës sonë. Duhet të përqendroheni për t’u përgatitur dhe t’i përgjigjeni atyre”.
“Ne u mposhtëm. Duhet të përballeni me realitetin dhe të përgjigjeni. Ju mund të fitoni, humbni apo barazoni, por ne duam që të luajmë mirë dhe me besim”.