Sport

“Nuk shqetësohem nëse Unitedi përfundon në vendin e tetë, prioritet Liga e Evropës”

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson ka thënë se nuk është i shqetësuar nëse “Djajtë e Kuq” përfundojnë në vendin e tetë në Premier Ligë, pasi prioritet i klubit sipas tij duhet të jetë Liga e Evropës.

Triumfi në Ligën e Evropës do ta dërgonte direkt në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Duhet të jemi të qëndrueshëm, por edhe të sulmojmë. Është një kompeticion i madh për ne. Unitedi është bërë për të fituar trofe, dhe është shumë e vështirë që të përfunojmë në top katërshe pasi kem edhe shumë ndeshje. Nëse e fitojmë Ligën e Evropës do të ishte një sezon i suksesshëm. Nuk jam i shqetësuar nëse përfundojmë në vend të tetë, nëse mund ta fitojmë këtë garë”, është shprehur Robson për MUTV.

Manchester Unitedi sonte do të zhvillojë çerekfinalen e parë në udhëtim tek Anderlechti.