Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA: Dortmundi pranoi orarin e ricaktuar ndaj Monacos

UEFA ka reaguar ndaj komenteve të lojtarëve të Borussia Dortmundit, duke insistuar se orari i ricaktuar për të mërkurën kundër Monacos në Ligën e Kampionëve ishte pranuar nga të gjitha palët.

Çerekfinalja e parë ishte caktuar që të zhvillohej të martën në Westfalenstadion, por u shty për të mërkurën në orën 18:45 shkaku i shpërthimit afër autobusit të ekipit të Dortmundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Monaco fitoi ndeshjen të mërkurën mbrëma që u zhvillua për më pak se 24 orë pas shpërthimit që po cilësohet si sulm terrorist.

Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel ishte shprehur i zhgënjyer me orarin e ri të ndeshjes, duke thënë se u duhej më shumë kohë që të përballeshin me situatën e krijuar.

“Do të donim më shumë kohë për t’u përballur me atë që ndodhi, por dikush në Zvicër vendosi që ne të luajmë”, ka thënë Tuchel.

UEFA është përgjigjur këtyre kritikave duke thënë se orari i ri ishte caktuar në pajtim me klubet dhe autoritetet gjermane.

“Vendimi që ndeshja të luhej të mërkurën në 18:45 është marrë të martën mbrëma në stadiumin e Dortmundit në bashkëpunim dhe pajtim me klubet dhe autoritetet”, ka thënë zëdhënësi i UEFA-s.

“UEFA ishte në kontakt me të gjitha palët dhe asnjëherë nuk ka marrë ankesa se njëra nga ekipet nuk dëshironte të luante”.