Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo është treguar vendimtar në përballjen e sotme çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit.
Ai shënoi dy herë për të përmbysur disavantazhin e Bayernit në “Allianz Arena”, të cilin e krijoi Arturo Vidal me golin e shënuar në minutën e 25-të, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVidal shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45+2.
Në pjesën e dytë Real Madridi u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat në minutën e 47 përmes Cristiano Ronaldos, të cilin në minutën e 61-të Javi Martinez e faulloi për çka u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të verdhë që i lehtësoi punën në vazhdim të ndeshjes Realit.
Kurse në minutën e 77-të Ronaldo shënoi golin e fitores për Realin, për të çuar një hap afër gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve ekipin e tij.