Juve shpërblen Dybalan me kontratë të re Foto: Reuters

Juve shpërblen Dybalan me kontratë të re

12 prill 2017 19:18

Pas formës së jashtëzakonshme që është duke e kaluar në këtë sezon, Paulo Dybala raportohet se ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin.

Mediat italiane raportojnë se Dybala ka nënshkruar kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” që do ta mbajë atë me kampionin e Serie A deri më 2021, kurse argjentinasi do të fitojë 7 milionë euro në sezon, transmeton Koha.net.

Dybala ishte një nga më meritorët në fitoren e mbrëmshme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, 3-0, duke shënuar dy herë.

Juve e kishte transferuar Dybalan nga Palermo në korrikun e vitit 2015 për 33 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe tetë herë ka asistuar në 36 ndeshje.

Argjentinasi është një nga lojtarët më të kërkuar nga gjigantët evropianë, duke përfshirë edhe Real Madridin dhe Barcelonën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme