Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney do të mungojë në përballjen çerekfinale në Ligën e Evropës ndaj Anderlechtit.
Sky Sports raporton se Rooney është shumë i zhgënjyer që nuk është përfshirë në skuadër nga Jose Mourinho për ndeshjen e së enjtes, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi ka vendosur që të mos e përfshijë në skuadër, pasi beson se Rooney ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi.
Top golashënuesi i Unitedit ka stërvitur dje në Carrington, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, dhe është kontrolluar gjatë dhe pas stërvitjes.
31 vjeçari ka pasur probleme me lëndime më 2017, por raportohet se është rikuperuar nga lëndimi i fundit në kyçin e këmbës.