Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurdisjet dyshohet se vijnë nga ata që duhet t'i ndalin

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit Ballkani nga Suhareka, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, për tentim të kurdisjes së ndeshjes me Ramiz Sadikun.

KG-ja ka iniciuar procedurë disiplinore për tentim të kurdisjes edhe ndaj kryetarit të klubit Florim Kryeziu dhe trajnerit Gëzim Hasi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një videoincizim të publikuar të martën, Hasi shihet duke përcjellë një mesazh në drejtim të futbollistëve të kryetarit të klubit, për t'ia lëshuar ndeshjen Ramiz Sadikut.

Në videoincizimin e publikuar nga "Indeksonline" shihet që futbollistët janë kategorikë për të mos e lëshuar ndeshjen. Ballkani e fitoi ndeshjen 2:1 në fushën e Ramiz Sadikut, në fillim të marsit.

Kryeziu mban post të rëndësishëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, institucion që jo shumë kohë më parë ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për kurdisje. Ai është udhëheqës i Divizionit të infrastrukturës sportive në MKRS.

I pari i MKRS-së, Kujtim Shala, të martën për gazetën ka thënë se është i informuar se emri i punonjësit të institucionit të cilin e udhëheq është përfolur se ka ndikuar që të rregullohet një ndeshje. Por, Shala ka thënë se Kryeziu është shërbyes civil dhe për këtë mund të flasë më shumë sekretari i përgjithshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.