Sport

Fyhet në baza racore në Serbi, futbollisti brazilian shpërthen në lot

Descriptive Text

Tifozët në Serbi edhe njëherë tregojnë racizmin e tyre ndaj lojtarëve me ngjyrë.

Viktima e radhës nga fyerjet raciste në Serbi është braziliani Everton Luiz, që luan me ekipin e Partizanit të Beogradit.

Në ndeshjen ndaj Rad, Everton u fye në baza racore përgjatë 90 minutave nga tifozët e ekipit vendas, ku ai nuk mundi të duronte më dhe shpërtheu në lot. Kjo ngjarje trishtuese ka bërë bujë në të gjitha mediat botërore, ku edhe njëherë me radhë tregohet racizmi i tepruar i tifozëve serb ndaj lojtarëve me ngjyrë, transmeton kp.

“Më kanë fyer me baza racore përgjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozëria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, deklaroi Luiz në fund të ndeshjes.

Nuk është kjo hera e parë që futbollistët e huaj bëhen pjesë e sulmeve në baza racore në futbollin serb.