Sport

Hirscher e mbyll botërorin me të artën e dytë

Descriptive Text

Skitari austriak, Marcel Hirscher, është përkujdesur për një mbyllje spektakolare të kampionatit botëror të skijimit alpin në St. Moritz, duke triumfuar të dielën në garën e sllallomit, për ta siguruar medaljen e dytë të artë.

Hircher, 27-vjeçar, e ka dërguar shifrën e medaljeve të fituara në botërorë në gjashtë të arta dhe nëntë në përgjithësi. Të premten ai fitoi të artën në sllallom të madh dhe më herët doli i argjendtë në kombinim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Medaljen e argjendtë, të dielën, e fitoi bashkëkombasi i tij, Manuel Feller, derisa e bronzta i takoi gjermanit Felix Neureuther.

“Është perfekte, dielli po shkëlqen dhe kushtet sot ishin fenomenale. Skijimi, po ashtu, ka qenë mjaft i mirë dhe Austria ka zënë dy vendet e para. Falënderoj tifozët e mrekullueshëm këtu”, ka thënë Hirscher.

Hirscher e ka dërguar Austrinë në maje të tabelës së medaljeve në Botërorin e skijimit alpin, me tri të arta, katër të argjendta dhe dy të bronzta, duke e kaluar vendin nikoqir Zvicrën. Skitari austriak ka treguar edhe se çfarë e shtyn atë drejt majave të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.